Trupat e FSK’së në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi kanë arritur në Adana, transmeton Gazeta Metro.
Kontingjenti i parë i FSK’së është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.
Fondacioni SETA në Washington ka publikuar pamje në Twitter nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana.
”“Ekipi i Kosovës i nisur për në Adana merr duartrokitje nga vullnetarët turq që presin fluturimet e tyre në rajon”, thuhet në njoftimin e SETA’s.
Ndryshe, mbrëmë ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj njoftoi se kontingjenti i parë i FSK’së në operacionin e kërkim-shpëtimit është nisur për në Turqi.
Ai tha se pas konsultave me gjeneralin Bashkim Jashari, kontakteve direkte me homologun e tij turk, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e presidentes Vjosa Osmani është nisur kontingjenti i specializuar i FFK’së.