BotaLajmeTopLajm

Trump: Nuk kemi mbaruar ende punë me Iranin, por e kemi goditur fort

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se lufta kundër Iranit nuk ka përfunduar ende, pavarësisht goditjeve të rënda që, sipas tij, Republika Islamike ka pësuar gjatë operacioneve ushtarake të fundit.

Duke folur për gazetarët jashtë Shtëpia e Bardhë, Trump tha se Irani ka pësuar humbje të mëdha në kapacitetet e tij ushtarake.

“Ata e kanë humbur marinën. I kanë humbur forcat ajrore. Nuk kanë më sisteme kundërajrore dhe as radarë. Udhëheqësit e tyre janë zhdukur. Dhe ne mund të bëjmë edhe më keq,” deklaroi presidenti amerikan.

Sipas tij, goditjet e ndërmarra ndaj Iranit kanë qenë ndër më të fortat në histori. “E kemi goditur Iranin më fort se pothuajse çdo vend në histori, por nuk kemi mbaruar ende,” shtoi ai.

“Lufta mund të përfundojë shpejt”

Në një intervistë për Axios, Trump u shpreh se konflikti mund të përfundojë së shpejti, duke theksuar se infrastruktura ushtarake iraniane është dëmtuar rëndë.

“Praktikisht nuk ka mbetur më asgjë për t’u goditur në Iran,” tha ai, duke shtuar se fundi i konfliktit varet nga vendimi i tij. “Kurdo që dua ta përfundoj, do të përfundojë.”

Lufta e nisur në bashkëpunim me Izraelin

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit nisi më 28 shkurt në bashkëpunim me Izraelin.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se operacionet ushtarake do të vazhdojnë pa një afat të përcaktuar, derisa të arrihen të gjitha objektivat e fushatës së përbashkët izraelito-amerikane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close