Trump: Marrëveshja për TikTok-un është në tryezë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se një marrëveshje me Kinën për TikTok-un është “në tryezë”, pavarësisht përshkallëzimit të luftës tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit.
Javën e kaluar, Trump zgjati afatin për shitjen e detyruar të TikTok me 75 ditë, duke lejuar platformën e njohur të mediave social të vazhdojë të funksionojë në SHBA.
Pronari i TikTok, ByteDance, thotë se negociatat me SHBA-në po vazhdojnë, por se çdo marrëveshje me Uashingtonin do t’i nënshtrohet ligjit kinez.
E ardhmja e TikTok ka mbetur e pasigurt pasi legjislacioni i nënshkruar nga ish-presidenti amerikan Joe Biden kërkonte që ByteDance të shiste platformën ose të përballej me një ndalim.
Disa kompani amerikane, përfshirë Amazon, thuhet se kanë ofruar të marrin përsipër platformën e ndarjes së videove.
Zhvillimet rreth Tik-Tok vijnë në kohën kur Trump njoftoi një pauzë 90-ditore për tarifat ndaj shumicës së vendeve, por jo edhe për Kinën ndaj së cilës ngriti së fundi tarifën në 145 për qind, transmeton KosovaPress.



