BotaTopLajm

Trump: Izraeli dhe Hamasi janë afër arritjes së një lloj marrëveshjeje

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot para gazetarëve në Zyrën Ovale se Izraeli dhe Hamasi janë afër arritjes së “një lloj marrëveshjeje” për një armëpushim të mundshëm.

  • Patëm një takim të shkëlqyer para disa ditësh në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe mendoj se jemi afër arritjes së një marrëveshjeje. Po, duam, duam t’i kthejmë pengjet. Duhet t’i kthej pengjet, tha Trump.

Ai informoi se është takuar me liderët e Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë.

  • Patëm një takim vërtet të shkëlqyer. Mendoj se shumë gjëra u vendosën në atë takim, tha Trump.

Kur u pyet se sa shpejt mund të arrihet marrëveshja, ai tha se do të duhet të bisedojë me Izraelin.

  • Ata e dinë çfarë dua. Mendoj se mund ta realizojmë. Shpresoj që mund ta realizojmë. Shumë njerëz po vdesin, por duam që të na kthehen pengjet, tha Trump.

Related Articles

Back to top button
Close
Close