BotaTopLajm

Trump e kishte shkarkuar në “ditën e parë” të punës si president, Biden e emëron në krye të task-forcës kundër COVID-19

Presidenti i zgjedhur Joe Biden tashmë ka emëruar krerët e task-forcës rreth coronavirusit, duke përfshirë kirurgun e përgjithshëm që u pushua nga puna menjëherë pasi u shpall president, Donald Trump.

Vivek Murthy, i cili ishte mjeku më i mirë i kombit amerikan kur Biden ishte nënpresident nën Barack Obaman, u emërua si një nga bashkë-kryetarët së bashku me ish-komisionerin e Administrimit të Ushqimit dhe Barnave, David Kessler.

Ata do të bashkohen me mjeken, Marcella Nunez-Smith të Universitetit të Yale, raporton newyorkpost.

“Puna fillon menjëherë”, tha zëvendës menaxheri i fushatës së Bidenit, Kate Bedingfield.
“Njerëzit duan që vendi të ecë përpara”, tha Bedingfield, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve provoi se “njerëzit janë të uritur për ndryshim”.

“Ai do të fillojë punën e tranzicionit seriozisht këtë javë. Ai do të bëjë thirrje, ai do të bëjë njoftime për popullin amerikan”, tha ajo.

Murthy – i cili kishte lindur në Mbretërinë e Bashkuar nga imigrantë Indianë – ishte emëruar për një mandat katër-vjeçar si kirurg gjeneral në vitin 2014 nga presidenti i atëhershëm, Obama, para se Trump ta detyronte atë të jepte dorëheqje në muajin prill të vitit 2016, duke shkaktuar zemërim në atë kohë.
Kessler u emërua si komisioner i FDA-së nga presidenti, George H.W. Bush dhe shërbeu në këtë pozicion përmes mandatit të parë të presidentit, Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë.

Dyshja tashmë kanë “këshilluar [Biden] dhe fushatën tonë që kur ky virus u shfaq përsëri në muajin mars”, tha Bedingfield, duke konfirmuar emërimet e tyre të reja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close