
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një ultimatum ndaj Iranit për hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orëve.
Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump paralajmëroi se në të kundërt, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin sulme ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, përfshirë termocentralet, duke nisur nga më i madhi.
Sipas deklaratës së transmetuar nga mediat shtetërore iraniane, ngushtica nuk do të rihapet derisa infrastruktura energjetike e vendit të rindërtohet.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës, dhe çdo përshkallëzim i situatës në këtë zonë shihet si rrezik për tregjet ndërkombëtare të energjisë.



