
Duke postuar në faqen e tij “Truth Social”, Donald Trump ka insistuar sërish se do të sigurojë paqen.
“Joe Biden na futi në një ‘rrëmujë’ të vërtetë me Rusinë, por unë do t’u nxjerr jashtë”, shkroi Trump.
Ndryshe, Trump vazhdon të thotë se një zgjedhje “e manipuluar dhe e shtrembër” bëri një ndryshim të madh në SHBA, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2020 që ai humbi.
Megjithatë, nuk ka asnjë provë se zgjedhjet janë manipuluar.


