BotaLajmeTopLajm

Trump anulon sulmet ndaj Iranit, pritet finalizimi i një marrëveshjeje

Presidenti Amerikan, Donald Trump ka anuluar sulmet ndaj Iranit.

Një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se presidentit amerikan Donald Trump ka anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit, pas arritjes së një mirëkuptimi me udhëheqjen iraniane.

Sipas tekstit të publikuar, bisedimet me Republikën Islamike të Iranit janë zhvilluar në nivelin më të lartë dhe janë miratuar nga palët e përfshira, raporton IndeksOnline.

Dokumenti pretendon se në marrëveshje kanë marrë pjesë edhe vende të tjera të rajonit, përfshirë Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë, Pakistanin, Bahreinin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Egjiptin.

Në deklaratë thuhet se sulmet dhe bombardimet e planifikuara për mbrëmjen janë anuluar, ndërsa bllokada detare ndaj Iranit do të vazhdojë të mbetet në fuqi deri në finalizimin e marrëveshjes.

Po ashtu, dokumenti thekson se koha dhe vendi i nënshkrimit të marrëveshjes do të bëhen publike në ditët në vijim. /IndeksOnline/

Related Articles

Back to top button
Close
Close