LajmeMaqedoniTopLajm

Para për serbët, thërrime për shqiptarët! Skandal me grantet te Stoilkoviqi

Mes 36 projekteve në vlerën prej rreth 18 milionë denarë (rreth 300 mijë euro) që ka miratuar Ministria e Marrëdhënieve mes Bashkësive, është vështirtë të gjesh të atilla që përligjin qëllimin – promovimin e marrëdhënieve ndëretnike. Vendimin i Ministrisë për Marrëdhënie Ndëretnike që udhëhiqet nga ministri Ivan Stoilkoviq, i publikuar në “Fletoren Zyrtare”, thekson se buxheti është vënë në dispozicion të shoqatave sipas Nënprogramit 11 – për promovimin e marrëdhënieve ndëretnike. Por shumë prej projekteve dhe bartësit e tyre kanë pak ose aspak lidhje me qëllimin. Që, sipas thirrjes, për aplikim është të krijohet një shoqëri e barabartë, gjithëpërfshirëse dhe multietnike, ku respektohen të drejtat e të gjitha komuniteteve, luftohet diskriminimi, gjuha e urrejtjes, promovohen arsimi dhe informimi në gjuhët e komuniteteve, në përputhje me vlerat evropiane dhe me Marrëveshjen e Ohrit, shkruan gazeta KOHA.

Shoqatat që dominojnë janë ato maqedonase, si edhe serbe, vllahe…, ndërsa pak ose aspak janë ato shqiptare, apo turke, ndërsa projektet që spikasin në numër nuk kanë të bëjnë me promovimin e marrëdhënieve ndëretnike. Konkretisht, mes shoqatave dhe fondacioneve radhiten të tilla që merren me mbështetjen e kategorive në nevojë, apo shoqëri që merren me rehabilitimin nga sëmundje të ndryshme, varësitë,  të personave me aftësi të kufizuar, të personave në dializë, të atyre me sindroma…., e të tjera.

Ndër projektet më të favorizuara janë ato që lidhen me etninë serbe – gjithsej pesë, (si shënimi i “110 Vjetorit të Kajmakçalanit”), por edhe një sërë projektesh që lidhen me sensibilizimin e çështjeve të ndryshme që nuk tangojnë promovimin e marrëdhënieve ndëretnike. Organizata “Bashkësia e Serbëve të Maqedonisë” me seli në Kumanovë ka përfituar tre projekte, ndërkohë që organizata “Kud Srpski Vez”, poashtu nga Kumanova, ka përfituar dy projekte. Pjesa tjetër nuk duket të jenë projekte për promovimin e marrëdhënieve ndëretnike si qëllim I mbështetjes institucuione, por kemi projekte kundër korrupsionit, për standarde më të mira shërbimi, për digjitalizimin, zhvillimin e qendrave rehabilituese…

Shumat e ndara janë thuajse të barabarta, çdo projekt ka marrë rreth ose 500 mijë denarë për realizimin e aktiviteteve. Sa i takon kritereve për përzgjedhjen e projekteve fituese në ueb faqen e MMB-së kërkohet: “Reduktimi i distancës etnike dhe eliminimi i të gjitha llojeve të diskriminimit kombëtar dhe fetar; promovimi i karakterit multikulturor të shoqërisë…; avancimi i sistemit të vlerave që i bashkon interesat, nevojat dhe aspiratat e të gjithë qytetarëve, zbatimi i parimeve që dalin nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit; zbatimi i së drejtës për përdorimin e gjuhëve të pjesëtarëve të komuniteteve sipas ligjit; promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore të pjesëtarëve të komuniteteve;  promovimi dhe avancimi i respektimit të identitetit të pjesëtarëve të komuniteteve”, shkruhet mes të tjerash mes qëllimeve prioritare dhe specifike për projektet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close