LajmeMaqedoniTopLajm

Tronditëse: Zhelina ende pa çerdhe! Emir Sulejmani paralajmëron ndryshimin – çerdhja e parë komunale dhe klasa në çdo shkollë

Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, ka reaguar ashpër për mungesën e çerdheve në komunë, duke e cilësuar këtë si një dështim të madh të pushtetit lokal, njofton Top24

“❌ 6 shkolla komunale, asnjë çerdhe për fëmijët tanë! Ky është realiteti i hidhur në Zhelinë pas 8 viteve pushtet. ✅ Me ne, për herë të parë do të hapet çerdhja komunale dhe çdo shkollë do të ketë një paralele çerdheje. Fëmijët tanë meritojnë kujdes, familjet tona meritojnë mbështetje!”, shkruan Sulejmani.

Ai thekson se hapja e çerdhes së parë komunale dhe krijimi i paraleleve për çerdhe në çdo shkollë do të jenë ndër prioritetet e tij kryesore, duke e paraqitur këtë si domosdoshmëri për zhvillimin e komunës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close