Showbiz
Tri shqiptare në “Germany’s Next Top Model”
Përpos modeles shqiptare, Elsa Latifaj, në “Germany’s Next Top Model” po marrin pjesë edhe dy vazja të talentuara me origjinë shqiptare.
Bëhet fjalë për Ida Kulis, 23 vjeçaren me rrënjë shqiptare por e lindur në Greqi. Ajo jeton në Köln dhe me pjesëmarrjen në “Germany’s Next Top Model” ka plotësuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha. “Është një hap i madh në botën e modës. Këtu duhet të fillojë karriera ime e modelingut, në mënyrë që të vazhdoj ta ndërtoj më pas.
Kështu që të gjithë do të jenë në gjendje të më njohin mua dhe personalitetin tim – dhe unë do ta përdor këtë shtrirje për qëllimet më të mira” është shprehur Ida, përcjellë, Albinfo.ch.