
Ndërrmarrja ‘’Trepça’’ ka shpallur konkurs për kryeshef ekzekutiv.
Kjo, pasi disa ditë më parë Enis Abdurrahmani u shkarkua nga pozita e kryeshefit, të cilin e kishte mbajtur si ushtrues detyre për dy vite.
Konkursi është publikuar në faqen zyrtare të kësaj ndërmarrje.
Po ashtu, sipas njoftimit, është bërë e ditur se kryeshefi do të vlerësohet vazhdimisht nga Bordi i Drejtorëve dhe se kontrata do të jetë trevjeçare, me mundësi vazhdimi.
Sipas konkursit, afati për aplikimi do të jetë i hapur deri më 28 nëntor.
Theksojmë se, kjo ndërmarrje ishte përballur me greva të minatorëve për 10 ditë.
Kërkesat e tyre ishin përmirësimi i pagave dhe kushteve të punës, e po ashtu edhe shkarkimi i menaxhmentit
Greva ishte ndërprerë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet ndërmarrjes dhe minatorëve, ku edhe ishin pajtuar për plotësimin e kërkesave të tyre
Konkusin mund ta gjeni këtu.



