LajmeMaqedoniOpinion

NË NDERIM TË UDHËHEQËSIT REXHEP MALAJ, FJALË QË MBETEN NË HISTORI TË UDHËHEQËSIT ALI AHMETI

NË NDERIM TË UDHËHEQËSIT REXHEP MALAJ, FJALË QË MBETEN NË HISTORI TË UDHËHEQËSIT ALI AHMETI
Momente të jashtëzakonshme dhe plot emocion gjatë dorëzimit të portretit të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, nga Udhëheqësi Ali Ahmeti, te Hasan Malaj, vëlla i Heroit të Kombit, Rexhep Malaj!
Ishte një çast me peshë të veçantë historike dhe kombëtare, ku u bashkuan nderimi, respekti dhe mirënjohja për Udhëheqësin më të shquar të lëvizjes revolucionare shqiptare në Kosovë e Vise, për gurëthemelin e parë të madh të UÇK-së, titanin Rexhep Malaj!
Me fjalë të thella dhe plot ndjenjë, Udhëheqësi Ali Ahmeti nderoi figurën e Udhëheqësit Rexhep Malaj, duke vlerësuar lartë veprimtarinë e Tij atdhetare, vizionin politik, guximin revolucionar dhe sakrificën sublime për lirinë e Kosovës dhe çështjen kombëtare shqiptare!
Fjala e Ali Ahmetit ishte një homazh i denjë, i padëgjuar për Udhëheqësin legjendar Rexhep Malaj, duke rikujtuar se idealet për të cilat Ai jetoi dhe ra heroikisht ballë për ballë me forcat ushtarako-policore pushtuese serbe, vazhdojnë të mbeten udhërrëfyes për brezat që do të vijnë!
Ky moment nuk ishte vetëm dorëzim i një portreti, por një akt i madh nderimi, respekti dhe përulësie epike para veprës së pavdekshme të Udhëheqësit të madh, Heroit të Kombit Rexhep Malaj!
Gjilan, 21 Qershor 2026!

Related Articles

Back to top button
Close
Close