LajmeMaqedoni

Tre të dyshuar për rastin në Koçan, në arrest shtëpiak! S’dihet ç’do të vendosë Apeli ndaj ankesave të Prokurorisë

Ende nuk dihet çfarë do të vendosë Gjykata e Apelit në Shtip ndaj ankesave të Prokurorisë Publike të Koçanit lidhur me vendimin për zëvendësimin e masës së paraburgimit efektiv për dy ish-kryetarët e komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Iliev. Që të dy nga paraburgimi u dërguan në arrest shtëpiak.

Kjo ankesë është parashtruar nga Prokuroria e Koçanit pasi paraprakisht duke vepruar sipas ankesave të gjithsej 17 të dyshuarve për zjarrin në diskotekën “Puls”, Gjykata e Koçanit refuzoi 14 ankesa duke e vërtetuar masën e paraburgimit, ndërsa për 3 persona masën paraburgim efektivi e zëvendësoi me masën paraburgim shtëpiak. Përveç dy ish-kryetarëve të Komunës së Koçanit, në paraburgim shtëpiak shkon edhe ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska.

Gjithsej 34 persona fizikë dhe tre persona juridikë janë të dyshuar për tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.

Related Articles

Back to top button
Close
Close