LajmeRajonTopLajm

Tre shtete japin garanci për lirimin e ish presidentit Hashim Thaçi

Ndërsa Qeveria e Kosovës nuk qe e gatshme të dalë garantuese e lirimit nga paraburgimi të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gjenden në Hagë, këtë gatishmëri e kanë shfaqur dy shtete të tjera.

Kështu thuhet në vet parashtresat e avokatit të ish-Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, Gregory Keohe, përcjell klankosova.

”Më e rëndësishmja, që nga Vendimi i Parë, mbrojtja për Z. Thaçi tani ka marrë garanci me shkrim nga dy shtete, (“Shtetet e Treta”), njëra prej të cilave është një shtet kontribues, për të lehtësuar lirimin e z. Thaçi në territoret e tyre përkatëse”.

Megjithatë ende nuk dihet se cilat nga vendet kanë ofruar garanci për lirimin e Thaçit, teksa për këtë ishte përmendur edhe Sllovenia.

Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezentuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

Avokati amerikan i Hashim Thaçit tutje shton se Prokuroria e Specializuar e ka huqur tërësisht kontekstin kohor se kur planifikonte ta niste gjykimin.

Sipas tij, në Kosovë, Thaçi nuk e ka më ndikimin që e ka pasur më herët dhe se ky fakt nuk përbën ndonjë rrezik për ndërhyrje në procedurë në rast të lirimit të tij nga paraburgimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close