LajmeMaqedoniTopLajm

Tre persona të zhdukur, familjarët thonë se u nisën nga Shkupi drejt Kosovës – kërkojnë ndihmë për gjetjen e tyre

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Ejup Ternavës, Cennet Ternavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët janë zhdukur që nga mbrëmja e kaluar në Shkup.

Sipas njoftimit, tre personat janë parë për herë të fundit rreth orës 22:00, pasi ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës.

Që nga ajo kohë, nuk ka pasur asnjë kontakt me ta dhe vendndodhja e tyre mbetet e panjohur.

Ata udhëtonin me një automjet Mercedes GLC, ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025.

Familjarët kanë kërkuar që kushdo që ka informacion për personat ose automjetin e tyre të kontaktojë menjëherë në numrat: +49 1573 8465566, +49 178 3900599, +49 176 62983674 dhe +383 49 195277, ose të njoftojë Policinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close