LajmeMaqedoniTopLajm

Tre kandidatë garojnë për reis të ri, BFI nesër i mban zgjedhjet

Myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, myftiu i Tetovës Qani Nesimi dhe ish imami i fshatit Straçincë të Shkupit, Muharem Emini i kanë dorëzuar kandidaturat për zgjedhjet e Bashkësisë Fetare Islame për reis ulema, njofton.

Zgjedhjet do të mbahen nesër në ora 10 e gjysmë, në të cilën do të votohet për kryetarin e ardhshëm të BFI-së.

“Mbledhja ka dy seanca, në atë të parën bëhet verifikimi i kandidaturave, verifikimi i trupit zgjedhor, pastaj ka pauzë dhe më pas vjen paraqitja e platformave të kandidatëve dhe më në fund do të mbahet zgjedhja”, thotë për Portalb.mkSelver Xhemaili, shef i Kabinetit të reisit.

Sipas Kushtetutës së BFI-së, Reis ul Ulemaja është organ dhe kryetar i BFI-së i cili e përfaqëson unitetin fetarë të pjesëtarëve të Islamit. Zgjedhja e Reis ul Ulemasë behet konform Rregullores për zgjedhje të Reis ul Ulemasë. Kjo rregullore hartohet nga Komisioni Zgjedhor dhe ndryshon në çdo cikël zgjedhor.

Sipas nenit 36 të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Rijaseti i BFI-së e propozon, zgjedh dhe shkarkon Reis ul Ulemanë. Për Reis ul Ulema mund të propozohen dhe të zgjedhjen personat të cilët kanë të kryer fakultete islame, që kanë përvojë pune të suksesshme dhjetëvjeçare në radhët e BFI-së dhe kanë moshë mbi dyzetvjeçare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close