
Emri i Megi Pojanit po tërheq sërish vëmendjen e publikut, këtë herë përmes një lajmi intrigues që lidhet me formatin e njohur televiziv “Big Brother VIP Albania”.
Gazetari Elton Tozaj ka hedhur një aludim në InstaStory, duke publikuar një fotografi të moderatores dhe sugjeruar se ajo mund të jetë një prej banoreve të edicionit të ardhshëm të BBVA. Ky informacion ka shkaktuar shumë diskutime mes ndjekësve.
“Iku nga Përputhen por shkon në Big Brother! Megi Pojani banore në BBVA”, ka shkruar Tozaj në postimin e tij, duke nxitur kuriozitetin e fansave të saj.
Pojani ka një histori të gjatë me televizionin, duke filluar nga eksperienca e saj në “Dancing With the Stars” dhe moderimi i “Big Brother VIP Fan Club”. Në vitin 2023, ajo mori drejtimin e “Për’puthen”, duke e bërë atë një emër të njohur në ekranin shqiptar.
Me këtë ndryshim, fansat e saj janë të etur të shohin se si do të adaptohet ajo në ambientin e Big Brother, dhe si do të reagojë ndaj situatave të ndryshme që do të paraqiten. Ky rikthim pritet të ngjallë shumë interes dhe diskutime mes ndjekësve të saj.




