LajmeMaqedoniTopLajm

Trau ndalues jashtë funksionit! Rrezikohet jeta e banorëve të fshatit Llopat

Banorët e fshatit Llopat të Kumanovës në redaksinë e TV21 kanë dërguar video nga hekurudha që kalon në këtë fshat. Ata ankohen se edhe përkundër premtimeve, autoritetet ende nuk kanë ndërmarrë asgjë për të siguruar banorët nga rreziqet, gjegjësisht trau ndalues është jashtë funksionin.

Ndryshe, hekurudha që kalon në fshatin Llopat dhe Rramanli ka marrë shumë jetë njerëzisht. Javën e kaluar zv/kryeministri Artan Grubi tha se nuk ka qenë i informuar me këtë problematik dhe se do të veprojë menjëherë.

“Të iu them shumë sinqerisht, është hera e parë që e lexoj, dëgjoj apo kam parë një gjë të tillë. Iu premtoj që që sot do të merrem me këtë çështje”, deklaroi Grubi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close