LajmeSport

Trajneri i ri i Tiranës, Ylli Aga: Nesër e keni në pankinë

Ylli Aga konfirmon shkarkimin e Julian Ahmatajt nga posti i trajnerit të Tiranës. Në emisionin “ELITE SHOW” – çdo të hënë në SportNews (21:00) nën moderimin e Gjergji Stefës – foli edhe rreth trajnerit të ri.

Gazetari dhe komentatori i njohur u shpreh se 26 herë kampionët e Shqipërisë do të zyrtarizojnë trajneri e ri gjatë së martës. Ditë kur Tirana luan çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Ndaj Teutës në “Niko Dovana”.

Tirana do ta luajë ndeshjen e nesërme me trajnerin e ri në pankinë”, u shpreh Aga. Dy kandidatët kryesorë për marrjen e drejtimit të bardhebluve janë Erjon Xhafa dhe Erbim Fagu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close