LajmeSport

Trajneri i Njukasëll i ka idetë e qarta: Ja si e eliminojmë Barcelonën

Trajneri Edi Hou, ka lavdëruar lojtarët e Njukasëllit, për ndeshjen e shkëlqyer që luajtën kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

asdasdsadsada

“Është shumë e vështirë. Ishte një ndeshje e shkëlqyer kundër një skuadre shumë të mirë. Luajtëm shumë mirë në të dyja pjesët. Arritëm të ruanim intensitetin, gjë që është shumë e vështirë të bëhet kundër tyre për kaq shumë minuta. Dhe po, në fund përfundoi negativisht për ne. Por është një nga ndeshjet tona më të mira”, tha Hou.

Pas një ndeshje aq emocionale, detyra kryesore për stafin e skuadrës së Njukasëllit, është të ngrejë moralin në dhomën e zhveshjes. “Puna ime është t’i inkurajoj ata. E kemi bërë këtë edhe më parë këtë sezon. Por karakteri i tyre është i padiskutueshëm. E kemi bërë edhe më parë. Na pret një ndeshje e vështirë në Premier League dhe po përqendrohemi në këtë tani. Kur të vijë koha, lojtarët do të jenë super të motivuar”.

Lidhur me shanset për t’u kualifikuar në çerekfinale, trajneri kujtoi ndeshjen e suksesshme jashtë fushe në Paris si provë të potencialit të ekipit: “Do të duhet të japim edhe më shumë nga vetja atje. Do të na duhet një paraqitje e shkëlqyer, por tashmë e kemi provuar se mund ta bëjmë, sikur e bëmë në Paris. Gjithmonë ka shpresë”, përfundoi trajneri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close