BotaLajme

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, thellohet bilanci, shkon në 46 numri i viktimave

Shkon në 46 numri i viktimave nga tragjedia hekurudhore e 18 janarit në Spanjën jugore.

Një nga të plagosurit ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar më tej bilancin e një prej aksidenteve më të rënda të viteve të fundit në vend.

Autoritetet shëndetësore të Andaluzisë konfirmuan se viktima kishte qenë e shtruar në spitalin “Vassilissa Sofia” në Kordoba dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra gjatë përplasjes së dy trenave. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënëse e shërbimeve shëndetësore lokale.

Në momentin e aksidentit, të dy trenat udhëtonin me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë dhe transportonin gjithsej rreth 480 pasagjerë, çka e bëri përplasjen veçanërisht shkatërruese.

Hetimet për shkaqet e tragjedisë janë ende në vijim. Sipas të dhënave paraprake, skenari kryesor që po shqyrtohet lidhet me një defekt në infrastrukturën hekurudhore, konkretisht një lidhje shinë e dëmtuar pak para aksidentit.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e transportit hekurudhor në Spanjë, një vend që ka rrjetin e dytë më të madh të trenave me shpejtësi të lartë në botë, pas Kinës, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë rezultatet e para të hetimit në ditët në vijim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close