LajmeMaqedoniTopLajm

Tragjedi në Maqedoni! Dy të vdekur pasi rrokulliset kamioni me emigrantë, nis hetimi kundër shtetasit serb

Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli ka nisur procedurë ndaj një shtetasi të Serbisë, i cili dyshohet për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, sipas nenit 300 paragrafi 4 në lidhje me nenin 297 të Kodit Penal, njofton Top24

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 19 nëntor, herët në mëngjes, kur i dyshuari po drejtonte një kamion tip Mercedes, i ngarkuar me rreth 24.5 ton letër të presuar, në aksin rrugor Valandovë–Dojran. Sipas Prokurorisë, ai nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anën e djathtë.

Drama ka marrë përmasa edhe më të rënda kur është zbuluar se në gjysmërimorkion e kamionit ndodheshin 10 shtetas kinezë. Si pasojë e përmbysjes:

  • Një grua 35-vjeçare dhe një burrë kanë humbur jetën,

  • Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda,

  • Ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Duke marrë parasysh faktin që shoferi është shtetas i huaj dhe ekziston rreziku i arratisjes, si dhe rëndësinë e veprës me pasoja fatale, prokurori ka dorëzuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij në Gjykatën Themelore të Gjevgjelisë.

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë edhe mundësinë e veprës penale të kontrabandës së migrantëve, duke qenë se 10 personat kinezë gjendeshin në mënyrë të paligjshme në rimorkion e kamionit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close