
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjakovë respektivisht në Jabllanicë ku tre të rinjë kanë humbur jetën tragjikisht në shtëpi të pabanuar.
Një objekt i pabanuar është rrëzuar papritmas duke zënë tre të rinjtë që ndodheshin brenda në momentin tragjik.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se tre viktimat ishin në vitin e parë të shkollës se mesme. Viktimat janë nga familja Rama, Morina dhe Mehmeti.



