LajmeRajon

Tomë Gashi: Kjo duhet të jetë detyra e parë e kryeprokurorit të ri

Zejnullah Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e nënshkroi dekretin për emërimin e tij në detyrën e udhëheqësit më të lartë të sistemit prokurorial në vend.

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas emërimit të Zejnullah Gashit në postin e kryeprokurorit të Shtetit, duke kërkuar që prioriteti i tij i parë të jetë zbardhja e rastit të Astrit Deharit.

Në një postim në rrjetet sociale, Gashi tha se kryeprokurori i ri duhet të adresojë “padrejtësinë më të madhe në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, duke kërkuar zbardhjen e plotë dhe zgjidhjen përfundimtare të rastit të vdekjes së Astrit Deharit.

Postimi i Gashit:

Detyra e parë

Detyra e parë e Kryeprokurorit të ri të Kosovës, z. Zejnullah Gashi, i cili sot mori detyrën në krye të Prokurorisë së Shtetit, duhet të jetë adresimi i padrejtësisë më të madhe në sistemin e drejtësisë në Kosovë:

zbardhja e plotë dhe zgjidhja përfundimtare e rastit të vrasjes së Astrit Deharit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close