
Numri 95 që Alesandro Bastoni mban mbi shpinë nuk ka qenë kaq shumë kaq i famshëm si në orët e fundit. Sepse 95 ishin minutat bashkë me shtesën që tifozët e Interit do ta donin në fushë në “Maradona” dhe në fakt kjo shpresë mbeti thjesht një dëshirë.
Për detajet duhet të pyesni Simone Inzagin që në mintuën e 81-të vendosi ta largonte nga fusha e lojës. Dhe pas 6 minutash skuadra e tij pësoi gol me Billing që u fut në qendër shumë lehtësisht. Dhe tani ngrihet një pyetje: Pse Bastoni është lojtari që e nis gjithmonë titullar (37 nga 39 ndeshje) dhe njëkohësisht lojtari që zëvendësohet më shumë nga trajneri?
Pra e vërteta qëndron në mes dhe ndoshta askush nuk ka të drejtë. Trajneri Inzagi kërkon që shpeshherë t’i japë pushim mbrojtësit italian për ta pasur në formë në këtë kalendar të ngjeshur. “Nuk ma kërkoi zëvendësimin, por i kam të gjithë lojtarët me këmbën e majtë të dëmtuar dhe nuk doja që të shtoja listën. Duhet të zgjidhja mes tij dhe Açerbit”, ka thënë trajneri italian pas ndeshjes me Napolin. Por tani duhet kujdes në menaxhimin e lojtarëve për pjesën e mbetur të sezonit, sepse nuk falen më hapat e gabuar dhe ekipi duhet të marrë fitoret.




