LajmeOpinionRajon

Tirana me rritjen më të madhe të popullsisë në Europë e treta në list

Pothuajse 32% e popullsisë shqiptare jeton në Tiranë, dhe projeksionet flasin për një ritëm të lartë të migrimit të brendshëm edhe në vitet e ardhshme.

“Visual Capitalist” e rendit kryeqytetin shqiptar në vend të tretë në Europë, fill pas 2 qyteteve ruse, duke u bazuar në normat mesatare vjetore të rritjes së popullsisë për vitet 2020 – 2025.

Sipas të dhënave nga Opendata e Bashkisë Tiranë, kryeqendra shqiptare mirëpret çdo vit me mijëra banorë të rinj.

Kështu, nëse në vitin 2017 në Tiranë kishte rreth 813 mijë banorë, në 2020 numëroheshin mbi 850 mijë qytetarë rezidentë, pra rreth 37 mijë më shumë. Shtesa më e lartë e tre viteve të fundit i përket vitit 2018 me një rritje prej 1.78% ose mbi 14000 banorë të rinj.

Rritja e numrit të popullësisë në kryeqytet është kryesisht rezultat i migrimit të brendshëm dhe lindjeve të reja. Kështu, në vitin 2020 në gjendjen civile të Bashkisë Tiranë u regjistruan 8511 banorë të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve të ardhur nga rrethet e tjera të vendit.

Ndërsa shtesa natyrore që del nga lindje – vdekjet ishte vetëm 1264 banorë. Megjithate numri real i personave që banojnë dhe punojnë në Tiranë është edhe më i lartë, duke përfshirë kategori si studentët apo të punësuarit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close