
Një grup fëmijësh prej gjashtë instrumentistësh ishte i ftuar sot në emisionin “Weekend” të Klan Kosovës.
Në grup ishin Liana Klinaku, Rinesa Halilaj, Orges Musa, Reis Konjusha, Anuar Kiçina dhe Ajan Olluri.
Ajan Olluri ishte ai që solli atmosferë të veçantë gjatë emisionit me tingullin e tupanit. Përveç performancës, fëmijët treguan se po mësojnë të luajnë në instrumente të ndryshme nën udhëheqjen e Freskim Shalës, transmeton Klankosova.tv.
Ata ndanë gjithashtu arsyet pse kanë zgjedhur të luajnë në tupan dhe pse janë të pasionuar pas instrumenteve të tjera, duke treguar edhe dashurinë e tyre për muzikën.



