LajmeRajonTopLajm

“Thoja po sikur”/ Pipero në Open: Nuk i besonim pacientët, por ankthin dhe pagjumësinë i kisha pjesë të betejës

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është i ftuar sonte në Open pas fitores së betejës me covid. Mjeku Pipero ishte i pari rast në vend që u infektua pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.

Sonte në Open ai tregoi se si e ka kaluar këtë periudhë: Kam qenëe me fat që kam pasur konsultën e mjekëve koleg, Kam kaluar një formë nga e lehta në të mesme pa komplikacione, e kam kaluar në kushte shtëpie.

Po shumë e kanë pasur të vështirë të lidhen me ju doktor?

Pipero: Është e vërtetë, por ishte presioni pozitiv i qytetatarëve për informacion, i kolegëve , gazetarëve ndaj e mbylla e telefonin, për të qenë më i qetë ndryshe do ishte e pamundur.

Ditën kur dola pozitiv bëra një test serologjik, ku kisha një nivel të ulët por relativisht mirë për tu mbrojtur, por megjithatë doza e parë nuk të mbron 100 përqind e megjithatë mua ndihmoi në pasjen e antitrupave. Kam përdorur gjithashtu dhe doza të vogla të kortizonilëve.
Tani kam më shumë se 7-8 ditë tani që jam negativ.

Çfarë ka ndryshuar në njohurinë tuaj?

Jo shumë gjëra, përveç faktit që siç na thonin pacientet që kishin ankth dhe merak dhe tani që e kalova e kam pasur ankthin dhe pagjumësinë pjesë të kësaj beteje.

Eksperienca personale është aset i vyer i një mjeku në këtë betejë. S’bëhet fjalë për frikë nga vdekja, por ishte pagjumësi që nuk menaxhohej lehtë, ishte gjithmonë po sikur, dhe s’të linte të flije. Tani do marr dozën e dytë të vaksinës se dhe studimet e rekomandojmë.

https://www.youtube.com/watch?v=nMYg2Hc3nkw&feature=emb_title

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close