KulturëLajme

Themistokli Gërmenji fortesa e Korçës

Nga Eugen Shehu

U lind në Korçë në vitin e largët më 1871. Korça e asaj kohe,duke qenë në shtjellat e krejt qyteteve shqiptare,ecte nëpër rrugët e varfërisë e të padijes. Gjithsesi,diç kishte nisur të gjallëronte.Shpresat e shqiptarëve po gjallonin drejt enigmave të së nesërmes.Themistokliu,dallohet në shkollën fillore si për zgjuarsinë natyrale edhe per vullnetin përpara librave.Por i jati një tregtar i vogël,siç ishin gati gjysma e qytetarëve të asaj kohe,nuk do të kish mundësi ta shkollonte më tej,birin e vet. Dëshirat e Thenistokliut për të vazhduar ma tej studimet,u dogjën kësisoj në vorbullat e ardhmet e ngjarjeve aq të rëndësishme për krejt shqipërinë,në fundshekullin e kaluar.

Kur ishte 21 vjeç ,Themistokli Gërmenji,merr udhët e gurbetit.Kafshata e hidhur e atij gurbeti do ta ndante nga prinderit e vëllai i tij më i vogël,Telemaku,por kursesi nuk do t ja shuante ate ndjenjë të pa zakontë malli për Korçën dhe krejt Shqipërinë.I përkrahur edhe prej disa miqve të babait të vet,vendoset në Bukurresht ku punon për vite me rradhë si shegert. Puna e lodhshme,shpesh dhe 16 orë në ditë,malli për prindërit e Korçën e vogël,do ta çfiliste shpirtin e tij.Por i prirur kah atdhedashuria,kah thirrja e burrit për fatet e kombit,shpirti i tij i butë si shpirti i një zogu do të ndjejë nëpër ngjarjet e fundme të shekullit duke kërkuar kurdoherë lirinë.
Në Bukuresht asaj kohe , ishin një plejadë e ndritur patriotësh te tubuar rreth shoqërive „Drita“ dhe „Dituria“.Perhapja e gjuhes së ëmbël shqipe,botimi dhe dërgimi i abetareve të para shqipe nëpër vilajetet e shqipërisë,si edhe mbështetja e fuqishme propagandistike që iu bë Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,janë natyrisht vepra të këtyre burrave trima që edhe pse mijëra kilometra larg atdheut të tyre e paten kurdohere në sytë e tyre lirinë dhe pavarsinë e atdheut të tyre.

Edhepse i ri në moshë,Themistokli Germenji,merr përsipër detyra të mëdha.Në shpirtin e tij do të digjej kurdohere prushi i pashuar i shqiptarizmës.Përkrah atdhetarëve të tjerë si Temo,Naçi e Frashëri,Themistokli Germenji do të bëhej një mbështetje e fuqishme e luftës përparimtare të bashkëkombasve të vet per të flakur një orë e ma parë mykun e një sundimi. Me ato të holla që mblodhën kthehet në Korçë në fillim të shekullit tonë.Së bashku me të vëllanë Telemakun,bisedojnë dhe shum shpejt dy djemt e Korçës,blejn një dyqan në Manastir.Krejt i rëndomtë ish ai dyqan në fillim, por vllezërit Gërmenji nuk trishtohen.Pak e nga pak,dyqani rritet e madhohet nën emrin domethënës : „LIRIA“. Ndersa gazeta „Liria“ që aso kohe dilte në Selanik e drejtuar nga i madhi Mid`hat Frashëri shkruante shpesh se „në Manastir është një klub-hotel,mjaft i këndshëm i vllezërve Gërmenji“. E vërteta është se Themistokliu,i pat hapur dyert e dhomave të këtij Hoteli më së pari për patriotët shqiptarë e mandej për klientët e zakonshëm.Bukureshti,ai rreth i madh i patriotëve shqiptarë,i pat ndezur në shpirt jo vetëm dashurinë për lirinë e atdheut por edhe guximin për të hyrë në fushbetejat,aq sa edhe per mbrojtjen e Kongresit të shkronjave shqipe.

Manastiri ishte sigurisht ndër qytetet më me peshë të Vilajeteve shqiptare të kohës.Në hotelin „Liria“ të vëllezërve Gërmenji,bujtën jo rrallë atdhetarë të shquar të cilët jepnin e merrnin mesazhe, ideonin programe dhe agjitonin në popull mbi agoninë e perandorisë osmane.Shprehur ndryshe,ky hotel,në ato vite,u shëndrua në një vatër të rëndësishme të lëvizjes kombëtare shqiptare për pavarsi.

Në klubin „Liria“ përpos të tjerave janë hartuar planet e kryengritjeve të mëdha të Kosovës,Shkupit Plavës e Gucisë në vitet 1909 – 1912. Edhe pse pati punuar që në fëmijërin e vet,edhe pse klubin „Liria“ e ngriti mbi një barrë vështirësish e privacionesh të mëdha,Themistokli Gërmenji,askurrë nuk pa interesat personale,tregëtare,përpara njëmijë halleve të Kombit e Atdheut.Pikërisht në vitet 1909 – 1912, ate do ta shohin të udhëtojë në Egjypt,Itali,Greqi dhe Rumani duke bërë përpjekje të vazhdueshme për zgjerimin e Lëvizjes Kombëtare si dhe për mbledhjen e ndihmave për kryengritje, Shqipëria,pavarsia e saj,përbënin jo vetëm ëndrën e tij por edhe detyrimin e vazhdueshëm për të qenë kurdoherë në udhë,në lëvizje,vigjilent ndaj ngjarjeve madhore,pa e shitur askurrë,me çdo lloj çmimi ardhmërinë e kombit dhe atdheut të vet.Posaçërisht mbi këtë veti të karakterit të birit të Korçës,historiani amerikan Zhak do të shkruajë „Ndërsa Gërmenji zhvillonte mbledhje në Korfuz, autoriteteve Greke u ra në vesh veprimtaria e tyre antiturke dhe nevoja e tyre për fonde. Kryeministri grek Venizellos,e thiri Gërmenjin së bashku me dy shokë te tij në Athinë.Ai u afroi atyre armë,municione,kalim të lirë përmes greqisë deri në kufirin turk dhe „një rrogë të majme“ për kapedanet e çetave,por me një kusht të vetëm : ata nuk duhej të bënin propagandë kombëtare nga Vlora e poshtë,zonë të cilën e lakmonte Greqia.Pas dy orësh bisedimesh,gjatë së cilave asnjëra palë nuk leshoi pe,Gërmenji me shokët e tij hodhën poshtë ate kufizim dhe rrjedhimisht u bënë „persona non grata“ në teritorin grek“.(Edvin Zhak ; „Populli shqiptar nga lashtë sia deri në vitin 1912“ faqe 389 – 390 ).

Në krye të një grupi trimash të Korçës dhe Gjirokastrës,Themistokli Gërmenji do të ndiqte me vëmendje të madhe operacionet ushtarake osmane duke synuar sidomos rezervat e tyre me municione. Kryengritja gjithkombëtare ishte në vitin 1912 gati në prag ndersa populli ishte i pa armatosur si duhet.Pikërisht në një prej tyre aksioneve,Themistokliu zihet në befasi prej forcave të mëdha ushtarake në rrethinat e Sarandës. Duke paraparë rrezik në intelegjencën dhe aftësitë e tij, komanda e lartë ushtarake osmane e çon ta gjykojë në burgun famkeq të Janinës.Sidoqoftë ngjarjet rrjodhën të tilla kaq të shpejta e të vrrullshme sa administrata e lart ushtarake nuk do të kishte mundësi të merrej me të burgosurit shqiptarë,ndërkohë që vatrat e luftërave të popujve sa vinin e shtoheshin.Falë edhe ndërhyrjeve të rretheve atdhetare të kohës,Gërmenji del prej burgut dhe vjen sërish në Manastir duke u vënë në krye të punëve me po ate devocion të mëparshëm.

Fjala e tij e ëmbël dhe e pjekur,tanimë fiton peshën e një mendimi të thellë.Në klubin „Liria“ kjo fjalë zë vend jo prej gojtarisë së Themistokliut se sa për veprimin energjik atdhetar që bashkëjeton me te kur fjala dhe vepra ecin së bashku,natyrisht edhe populli të ndjek pas.Një prej udhëve që ndoqi në këtë periudhë Themistokli Gërmenji,është padyshim ajo e zgjimit të vetëdijes kombëtare. Shpresat e shqiptarëve për liri duheshin zgjuar jo vetëm me guxim por edhe maturi pasi nëpër to ishin ende rrënojat e mentaliteteve e vjetra.Gërmenji,në propagandën e tij të flakët për të tërhequr sa ma shumë bashkëkombas në rradhët e para të lëvizjes për çlirim kombëtar,ishte tepër i sukseshëm. Ishin me dhjetra e qindra tregëtar,studentë,gjandarmë apo kuadro ushtrie që duke dëgjuar fjalët e tija,e ndjenë së mbrendshmi,si detyrim shpirtëror,aktin per të rrëmbyer pushkët e për tu dal zot trojeve të tyre amtare.Madje aq e madhe ka qenë dëshira për të ecur pas Themistokli Gërmenjit sa njeri prej oficerëve të Manastirit,Tajar Tetova,doli në mal në krah të kryengritësve së bashku me gjithë kompaninë e tij,,duke dezertuar kësisoj prej rradhëve të ushtrisë osmane.

Ngritja e Flamurit shqiptar në Vlorën e vitit 1912 si edhe shpallja e pavarsisë prej trimit Ismail Qemalit,do ta gjente Themistokli Germenjin në valën e punëve organizative për mbrojtjen e trojeve shqiptare,veçmas të atyre që rrezikoheshin prej fqinjit të jugut,grekërve.Trimi i Korçës,vihet tani në krye të punëve për të zbatuar idetë dhe vendimet e dala prej qeverisë së Ismail Qemalit.Ai punon në çdo detyrë dhe në çdo veprimtari spikatin se bashku ndershmëria e rrënjosur prej familjes dhe trimëria e sprovuar në dhjetra beteja.Anipse Flamuri shqiptar u ngrit në Vlorë,asi kohe,Korça, Gjirokastra,Tepelena e Kolonja,mbaheshin nën masakrat e mëdha të andartëve grek,krimet e të cilëve do t’u ngjanin dramave të lashta të Sofokliut.Është më se e vërtetë që fuqitë e mëdha,në shkurtin e vitit 1914 i deklaruan qeverisë Greke se do t’i njihnin pronësinë mbi disa ishuj të Egjeut nëse ajo do të largonte brenda muajt,trupat e saj nga Korça e Gjirokastra,(Kufijt e caktuar sipas protokolit të Firences).Por dinakëria e lashtë greke nuk vonoi të shfaqej përsëri në fillim të shkullit tonë.De jure,grekët i pranuan këto kërkesa madje nuk munguan edhe deklaratat propagandistike në këtë drejtim.De fakto,strategjia e tyre ishte,akti i fundit i planit me Serbinë që Shqipëria të ndahej midis tyre dhe si kufi i kësaj ndarje do të ishte lumi i Shkumbinit.

Interesante është fakti se ashtu si me trojanët e lashtë,ku kali i drurit ndryshoi rrjedhën e historisë, grekët donin të silleshin edhe me shqiptarët.Ndërsa ishin duke larguar trupat,ata lanë në qytetin e Korçës në një spital të vogël,dhjetra ushtarë e oficerë gjoja të sëmurë.Këta për disa javë , shërbyen si një rrjet ndërlidhësish e kriminelësh që organizonin në bashkëpunim me disa banda nga fshatrat e Korçës goditjen fatale që do t’i bënin qytetit.Gjandarmëria shqiptare asi kohe nën komandën e majorit Hollandez Snellen,duke vëzhguar nga afër veprimet e „të sëmuarve“ grek,u vu në gadishmëri dhe njëherit kërkoi ndihmën e atdhetarëve vendas.Brenda tri katër ditëve rreth katërqind burra shqiptarë u vunë nën urdhërat e Themistokli Gërmenjit duke pranuar të japin edhe jetët e tyre për trojet e mëmëdheut.Dy prilli i vitit 1914 ishte data kur kali i trojës,do të zhvendosej prej spitalit të Korçës,të mbushur me ushtar grek.Por me gjith vrasjet e pabesë ,masakrat e deri në therje me thikë të fëmijëve të pambrojtur,operacioni grek do të paralizohej qysh në orët e para të tij.
Trimat dhe burrat e Korçës dhe Pogradecit,të udhëhequr prej Themistokli Germenjit,Sali Butkës dhe Qamil Panaritit,zhvilluan luftime të ashpra e të pandërprera duke detyruar zbrapsjen me çdo kusht të të ashtuquajturve vorio-epirote të cilët më së shumti ishin kriminel ordinerë të nxjerë enkas prej burgjeve greke.Ndjekja e këtyre „trimave“ të vorio-epirit u bë më pas edhe në Leskovik,Përmet e Gjirokastër ku përpos të tjerave spikatën aftësitë luftarake të Themistokli Gërmenjit.Pas largimit të Princ Vidit nga Shqipëria,Themistokli Gërmenji në krye të një çete trimash udhëheq disa aksione luftarake në Pogradec kundër forcave greke të riardhura sërish.Privacionet tani janë të shumta.Koka e tij paguhet me flori prej grekërve që shihnin tek Themistokliu luftëtarin e pa lëkundur për ruajtjen e kufijve shqiptarë.Kësisoj,janari i vitit 1915 e gjen birin e Korçës,në Sofje.Tanimë,ai s’do të merrej me asnjë aktivitet tregëtar,por i vetmi aktivitet i tij ishte ai në dobi të çështjes kombëtare.

Sofja e vitit 1915 ishte natyrisht edhe një qendër në lulëzim e prirur kah mentaliteti i një demokracie që po lindëte.Shtypshkronja „Mbrothësia“ ishte bërë një shpresë e shqiptarëve që ëndronin zgjimin e kombit të tyre.Nga kjo shtypshkronjë patën dalë mijëra faqe në shqip duke i dëshmuar shtetetve europiane jo vetëm lashtësinë e gjuhës sonë por edhe trimërinë e shqiptarëve. Po në këto kohë,në Sofje botoheshin : „ Indipendenca Shqiptare“ e Mid’hat Frashërit dhe „Liria e Shqipërisë“ e Kristo Luarasit.Së bashku me këto kolos të letrave dhe veprimit atdhetar,Themistokli Gërmenji do të vinte supet për të përballuar sprova të mëdha e të vështira që lidheshin drejtëpërsëdrejti me kufijtë etnik shqiptare.Brenda kohëve,falë personalitetit që kish fituar në rrethet atdhetare jashtë Shqipërisë, trimi Korçar,formon në Sofje „Komitetin e Lidhjes Kombëtare“. Parësore ne veprimtarinë e vet,kjo Lidhje do të kishte organizimin e rretheve patriotike,jashtë kufijve të Shqipërisë,për të ndihmuar Shqipërinë e dergjur në lëngatë.Kjo Lidhje e ideuar prej Gërmenjit,ishte dhe si një Lezhë e vitit 1444,edhe si Prizëreni i vitit 1878.Bashkimi i krejt shqiptarëve pa dallim feje e krahine,lidhja e sinqertë dhe e përhershme e tyre,do të ish tek e mbramja vetë miti egzistencial i shqiptarëve.Kështu në një mesazh që u dërgonte në emër të „Komitetit Lidhja Kombëtare“,disa rretheve atdhetare,Themistokli Gërmenji,përpos të tjerave,shkruante ;

„Që të mos na gjenje koha përsëri të papërgaditur,komiteti po stdudion qysh lypset të punojnë shqiptarët kombëtar për të siguruar vetqeverimin dhe tërësinë e Shqipërisë.Vendimi i Komitetit përmbi këtë çështje është ky ;
1)- Të dërgohen 3-4 delegatë në Londër për të vëzhguar qysh e shikojnë Fuqitë e Mëdha fatin e Shqipërisë,për të lajmeruar degët e komitetit dhe kolonitë shqiptare qysh lypset të drejtojnë lëvizjen e tyre që të munt ti sjelli dobi Shqipërisë…
2)- Që të merren në sy dëshirat dhe kërkimet e delegatëve shqiptarë përveç përveç lëvizjes që do të bëjnë shqiptarët që gjenden jashtë Shqipërisë,lipset domosdo të bëhet një lëvizje me armë ndë dorë kundra grekërve në viset e Toskërisë,Korçë e Gjirokastër etj, edhe një kundra Italisë në rrethet e Vlorës,edhe një kondra tradhëtarëve.Këto tri lëvizje,do të nisin në kohë kur të zërë të ndahet paqja,me qëllim që t’i tregojë Evropës se Shqiptarët nuk duan të jenë nën sundimin e huaj“. (Arkivi Qendror i Shtetit.,Fondi Themistokli Gërmenji,letër drejtuar „Lidhjes Kombëtare“ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 21 maj 1915 ).

Në pothuaj gati një vit të qëndrimit të tij në Sofje,Themistokli Gërmenji punon pa rreshtur për shtrirjen e Komiteteve të Lidhjes Kombëtare.Tani më kjo Lidhje merr frymë edhe në Bukuresht,Zvicër,Manastir e Amerikë.Mjaft die dhe aletrnativa demokratike të kësaj lidhje,do të shpalleshin në revistën e botuar prej Themistokliut,të titulluar „Biblioteka Zëri i Shqipërisë“.
Një pamje tjetër të zymtë do të sillte në Shqipëri,fillimi i vitit 1916.Ngatresat ballkanike tanimë luheshin në kuriz të kufijve shqiptarë.Ushtritë austro-hungareze dhe ato bullgare nisën të pushtojnë trojet shqiptare.Gërmenji e kupton se në ç’do mënyrë ai duhet të jetë në Korçën e tij të shtrejtë.Vjen në Korçë dhe menjëherë vihet në kontakt me burrat dhe atdhetarët që i pat lënë një vit më parë. Ata i shprehin gadishmërinë e tyre dhe i falen deri në vdekje besës dhe burrërisë së tij.Duke ndërthurur përgaditjet edhe me Sali Butkën,brenda pak javësh,nën komandën e dy trimave janë qindra burra të armatosur nga Mokra,Pogradeci,Korça e Kolonja. Gjithsesi,fati i Korçës do të ndihej i ndryshuar me ardhjen në qytet të trupave franceze të „Armatës së Lindjes“.Këto trupa fillimisht do të vendoseshin në Korçë krejt indiferente ndaj sulmeve greke të përsëritur her pas here.Por luftimet e çetave shqiptare ndaj invazionit grek sa vinin e bëheshin më të ashpra.Në përpjekje për të siguruar qetësinë ushtarakët e „ Armatës së Lindjes“ në Korçë ndërmuarën edhe disa takime me komandantët e çetave shqiptare e veçmas me Themistokli Gëmenjin.Por qëndrimi i këtij të fundit ishte i prerë; „Nuk ka Vorio Epir! Ka vetëm Shqipëri dhe Shqiptarë qysh prej së lashti!.
Ka qenë pikërisht koloneli Francez Dekuan,komandanti frances i zonës së Korçës,i cili në ditët e para të dhjetorit të vitit 1916,nënshkruan së bashku me atdhetarët e Korçës protokolin sipas të cilit qyteti i Korçës me rrethet:Bilisht,Kolonjë,Gore dhe Opar,formonin një krahinë autonome që do të administrohej nga shqiptarët.Gjuha zyrtare u vendos shqipja dhe krejt udhët e qytetit u mbushën me flamurin e shenjtë të Skënderbeut.Përpos të tjerave,trupat franceze të „Armatës së Lindjes“ njohën kësisoj karakterin thellësisht etnik shqiptar,të popullsisë së Korçës dhe trevave për rreth.
Këshilli administrativ i Republikës autonome të Korçës,luajti një rol të dorës së parë jo vetëm në ruajtjen e rendit dhe të qetsisë në Korçë e rrethinat e saja por veçanërisht për arsimin e popullit të mbetur në padije.Si rrjedhojë e propagandës së ashpër mbi vorioepirin element të mëparshëm të administratës,të përkrahur edhe prej klerit Grek ndërkohë që luftonin për mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe,patën çelur disa shkolla në gjuhën greke duke detyruar fëmijët arbëror,të ardhmen e kombit,të harrojë gjuhën e nënës për të mësuar ate të fqinjit të vet.Pa harruar plagët dhe gjakun e të afërme të tyre,këta fëmij të mjerë korçarë,mësonin kundra vullnetit të tyre ngase i mallkonte prifti grek në kishë.Në krye të kshillit administrativ të Republikës autonome të Korçës,Themistokli Gërmenji,,do të mbyllte në krejt Korçën shkollat greke duke i zavendësuar ato me shkollat ku flitej gjuha e jonë „ e ëmbël dhe e dlirë“ siç e pat kënduar Naim Frashëri.Së toku me Qemal Panaritin komandantin trim të çetave vullnetare të Kolonjës,Gërmenji do të shkonte gati në çdo fshat duke u kujdesur për shkollat shqipe pasi që e dinte se kujdesej për ardhmërinë e kombit të vet. Gati të alarmuar prej veprimtarisë madhore të Themistokliut për çështjen kombëtare,grekët duke mos arritur dot ta vrisnin,hapën fjalë në Korçë e Kolonjë se lufta që biri i Korçës u bënte grekërve kishte për qëllim të përgadiste ardhjen në Korçë të një princi Bullgar.Lidhur me këtë opsion komik,i dituri, Gërmenji do ti shkruante mikut të vet N. Ivanajt ; „Une kurrë s’jam bere propagandist i huj dhe as që bëhem,se jam i lindur shqiptar dhe shqiptar do të vdes“.(Arkivi Qendror i Shtetit,Fondi; Themistokli Gërmenji – dosja 12 , fleta 7 .)
Por Franca do ta ndryshonte shum shpejt qëndrimin e saj ndaj Republikës Autonome të Korçës. Dihet tanimë se në maj – qershor të vitit 1917,Franca dhe Anglia pasi hoqën prej skenës grekun , mbretin Konstantin vunë në krye të Athinës shovenistin Veneziellos,vegël e Serbëve e krimit politik ndaj shqiptarëve.Atëherë në Korçë dhe krejt rrethinat zuri „të gjallet“ elementi i fshehur pro grek i cili për disa aspirata kishte shitur tek fqinji jo vetëm nderin dhe dinjitetin por krejt ardhmërinë e tij.Qeveria greke e Veneziellos në akord të plotë me komandën e trupave franceze të „Armatës së Lindjes“,filloi të verë në shënjestër forcat atdhetare përparimtare,të kësaj treve.Kuptohet ndër këta të ndjekur hap pas hapi ishte edhe Gërmenji.Sidoqoftë ky do të karakterizohej kurdoher prej zgjuarsisë dhe trimërisë.Dhe ai ishte trim jo vetëm kundër grekërve.Kështu kur në pranverën e vitit 1917,njëri prej autoriteteve të larta ushtarake të Austro-Hungarisë,i bërri thirrje krejt shqiptarëve për të përkrahur pa rezerva vendimet dhe veprimet e kësaj perandorie,ndër të parët që iu përgjigjën,publikisht ishte Themistokli Gërmenji.Me ate stilin konçiz,frazën lakonike,ai përpos të tjerave shkroi ; „ Na thoni se do të ngritni Flamurin e Shqipërisë mbi fortesat e Korçës,Bilishtit, Mokrës dhe Kolonjës,flamurin e Shqipërisë.Çfar flamuri kërkoni z.juaj të ngritni ?

Apo e quani një flamur të Shqipërisë me ate të vetqeverimit të Epirit… kush shperndau krerët e Shqipërisë ? Kush përmblodhi në krahët e saj tradhëtarët e Shqipërisë dhe kush vrau oficerët nacionalist Shqiptarë ? Kush mbajti dhe mban në burgjet idealistat shqiptarë dhe kush vuri në mitroloz oficerët shqiptarë pse u kundërshtuan t’i rrëmbejnë oficerëve austriak antikat nga manastiret e Shqipërisë ?Nga cilët kanë mbyllur gojën patriotët shqiptarë që s’flasin për një Shqipëri Indipendente ? Nga kush zoti Zitkovski ? Nga Austro-Hungaria !“.( Arkivi Qendror i Shtetit,Fondi Komiteti „Lidhja Kombëtare“,dosja 14,dokumenti 1 ).
Kësisoj për të ardhur në çastin e mbramë,në vjeshtën e vitit 1917.Ndërsa ishte në Selanik për të kuvenduar me atdhetarët e tjerë shqiptarë atje,arrestohet prej grekërve dhe nën një akuzë absurde si „Agjent i Fuqive të Mëdha“… dënohet me vdekje,pra i dënuar nga shteti fqinj dhe anmike e atdheut dhe kombit shqiptar,greqia.Por fakti që në varrin e tij përkulen me veneracion breza të tërë shqiptarësh,kjo,dëshmon se ate e beson dhe e nderon krejt atdheu i tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close