BotaLajme

The Guardian: Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

Vërshimet rritën frikën se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga faktori njeri po përkeqësojnë kushtet atmosferike më shumë se sa që është pritur.
A116.07.2021 321 1 minute read

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët nuk prisnin që rekordet të thyheshin kaq shpejtë dhe kaq shumë, në një zonë kaq të gjerë, shkruan The Guardian.

Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit në SH.B.A. dhe Kanada, ku temperaturat arritën 49.6 gradë Celsiusë dy javë më parë, përmbytjet në Evropën Qendrore kanë ngritur frikën se ndryshimet klimatike të shkaktuar nga njerëzit po e bën motin më ekstrem edhe më keq sesa parashikohej.

Të paktën 58 njerëz kanë humbur jetën, dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur dhe furnizimi me energji elektrike është ndërprerë. Pjesë të Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia u përmbyt me 148 litra shi për metër katror brenda 48 orësh në një pjesë të Gjermanisë ku zakonisht janë shënuar rreth 80 litra në metër katrorë gjatë gjithë muajit korrik.

Qyteti Hagen shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi lumi Volumi shpërtheu shtratin dhe ujërat e tij u ngritën në nivele që nuk mbahen mend.

Shkencëtarët e klimës kanë parashikuar prej kohësh që emetimet e gazrave do të shkaktonin shumë përmbytje, valë të nxehtësisë, thatësira, stuhi dhe forma të tjera të motit të ligë, por vërshimet e fundit kanë tejkaluar edhe pritshmërit e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close