
Menduh Thaçi ka adresuar kritika të drejtpërdrejta për pozitën e VLEN-it në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, njofton Top24
Ai tha se VLEN është “për faqe të zezë”, duke shtuar se “është instrument i VMRO-DPMNE-së”.
Më tej Thaçi tha se VLEN është i dëmshëm për shqiptarët.
“Ata fillimisht ishin të padobishëm, aman politika e ka një të keqe – kur je i padobishëm, fillon koha kur bëhesh shumë i dëmshëm” – tha Thaçi në Tëvë1.



