LajmeMaqedoniTopLajm

Thaçi: Qeveria po ndjek politika të vjetruara, zgjedhje së shpejti

Lideri i BDI, Ali Ahmeti, ditë më parë tha se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme në pranverë, e një paralajmërim të tillë sot e dha edhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, duke kritikuar kryeministrin Mickoski për politikat që po ndjek.

“Mendoj se kryeministri ka një recetë tashmë të vjetruar për shtetet moderne – receta e Serbisë, ajo e Vuçiqit që shkon në sa më shumë ngritje të rejtingut të vet në bazë të një politike pseudo-nacionaliste për të fituar zgjedhjet. Mendoj se zgjedhje do të kemi shpejt. Sa shpejt është, është pas 6 muajsh apo pas 8 muajsh, dhe pastaj do t’i bëjë të gjitha kompromiset. Mendoj se s’ka kuptim, s’ka kuptim”, u shpreh kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Përndryshe, kreu i opozitares BDI Ali Ahmeti ditë më parë vlerësoi se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen në pranverë dhe bëri thirrje për mobilizim dhe organizim të plotë të strukturave partiake. I pyetur për të parakohshmet, kryeministri Mickoski ka shprehur qëndrimin se zgjedhjet duhet të mbahen të rregullta, në vitin 2028

Related Articles

Back to top button
Close
Close