LajmeMaqedoni

Thaçi për iftar në Studeniçan

Partia Demokratike Shqiptare dega Karshiakë ka organizuar iftarë në Fshatin Studeniçan.

Pjesë e këtij iftari të organizuar nga dega e Studeniçanit ka qenë edhe kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, raporton indeks.mk

Kujtojmë, Partia Demokratike Shqiptare është parti që ka nënshkruar koalicion me BDI-në që në zgjedhjet e majit të jetë nën ombrellën e “Frontit Europian” s’bashku me Lëvizjen Populli, Partinë Demokratike Turke dhe Partinë Demokratike Europiane.

Pjesë e Frontit Europian sot pritet të bëhet edhe Unioni i Romëve dhe brenda javës pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja me Aleancën për Shqiptarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close