LajmeRajon

THAÇI FUTET PËR INTERVISTIM, PROTESTË PARA SELISË SË GJYKATËS SPECIALE

Një protestë po zhvillohet në Hagë kundër akuzave të presidentit, Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.

Thaçi futet për intervistim, protestë para selisë së Gjykatës Speciale

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para selisë së Gjykatës Speciale në Hagë, për të protestuar në mbështetje të presidentit, Hashim Thaçi, i cili sot po intervistohet atje.

Protestuesit po kundërshtojnë aktakuzën që është ngritur nga Specialja për Thaçin, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-ushtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë parë me flamuj shqiptarë e të tjerë me emblemë të UÇK-së.

Thaçi sot do të intervistohet për herë të parë, por pak janë dhënë detaje se në çfarë cilësie do t’i bëhen pyetjet.

Thaçi, vazhdon të jetë president i Kosovës, siç ka thënë ai, deri në një moment kur akuzat të vërtetohen nga Gjykata – nëse vërtetohen./Insajderi.com

Deklarimi i Thaçit para intervistimit në Hagë: Ky është çmimi për Pavarësinë

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close