LajmeMaqedoniTopLajm

Thaçi dhe PDSH kthehen fuqishëm në Bogovinë, Gzim Dauti zgjidhet kryetar dege

Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit në vazhdën e riorganizimit të saj është kthyer fuqishëm edhe në Bogovinë ku në kuvendin e sontëm kryetar i degës u zgjodh Gzim Dauti, shkruan Top24

Thaçi para të pranishmëve foli për situatën e vlshtirë politike të shqiptare duke shtuar se Bogovina e dinë mirë se si bashkëqeveriset me PDSH-në në qeveri.

Partia Demokratike Shqiptare

Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në Bogovinë, në prani të kuvendarëve të degës si dhe përfaqësuesve të strukturave më të larta partiake.

Me votë unanime, për Kryetar të Degës së PDSH-së në Bogovinë u zgjodh Gzim Dauti.

Kryetari i sapozgjedhur, Gzim Dauti, falënderoi anëtarësinë për besimin e dhënë, duke u zotuar se do të angazhohet për forcimin e mëtejmë të degës, rritjen e aktivitetit politik dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të qytetarëve të Komunës së Bogovinës.

Zgjedhja e kryetarit të ri paraqet një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit organizativ të PDSH-së dhe përgatitjes së saj për sfidat e ardhshme politike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close