LajmeMaqedoniTopLajm

Thaҫi i bindur: “Fronti Europian” do të korrë fitore dominante, s’ka dilemma!

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaҫi në TËVË1 në Kosovë duke folur për “Frontin Europian”, pjesë e të cilit është partia e tij tha se fiton në këto zgjedhje, Fronti Europian.

Nëse kam dilemën më të vogël fitores dominante, do të jap dorëheqje. Spranoj as postin e deputetit”, deklaroi Thaҫi.

Foli edhe për ndërhyrjen e VV-së dhe Kurtit në zgjedhjet në RMV.
“Bosi i UDB-së, deputeti, Pavle Trajanovi më ka thënë, pse nuk bëhesh me Albinin, ai i mundi ato të luftës. Unë mendoj se kontributi im dhe i PDSH-së ishte epokal në lirinë e Kosovës, shoh se ky njeri nuk ka skrupull. Ai e merr djalin e Arbën Xhaferit dhe e nxjer krah Taravarit, kjo është metoda jo Putiniste, por Gebelsiane, Arben Taravari ka 16 vjet e dy muaj që ka qenë me partinë e Bardhyl Mamutit. Secili do I reagonte me këtë ashpërsi. Kush është Bilalli, ai është kryetar Komune. Me 24 do ta shohim. Kur e shoh përfaqësuesin e A,K të më përmend emrin tim dhe përfaqësuesit maqedonas, unë e shoh Mimoza Kusarin në telefon me Radojcicin”, tha mes tjerash Thaҫi.

Shtoi se me këtë që bën Kurti dëmet do ti shoh Kosova, pasojat sipas tij janë të mëdha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close