LajmeMaqedoniTopLajm

Thaҫi: Albini s’ka takat me i ndihmu shqiptarët e RMV-së

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Meduh Thaҫi që është pjesë e “Frontit Europian”, në një emision debativ në Kosovë ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka takat për të ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë.

Sipas tij, Kurti ka qëllime tjera dhe shqiptarët nuk duhet të bijnë pre e këtyre gjërave dhe të mashtrohen për inate politike grupore.

“Jam i detyruar para njerëzve të mij të flasë me përgjegjësi dhe tu them, Albini vëllezër ka qëllime tjera, nuk ka qëllim tu ndihmojë shqiptarëve të maqedonisë, jo që ndoshta nuk don, por nuk ka kurfar takati, nuk ka takat ai ta bëj këtë. Ne jemi përcaktuar drejtë hapsirës perendimore kulturore, qëllimisht po them kështu dhe mos e ndëgjoni këtë politikë që ka të bëjë me ҫështje të inateve politike grupore”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close