
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka marrë pjesë sot në panelin “Avancimi i Agjendës së Grave për Paqë dhe Siguri në Ballkanin Perëndimor” bashkë me Ministrat e punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës Znj. Donika Gërvalla-Schwarz dhe Znj.Olta Xhaçka, Ministren e mbrojtjes së RMV Znj. Radmila Sekerinska, Zv/ministren e punëve të jashtme në RMV Znj. Fatmire Isaku, si dhe euro-deputeten slovene Znj. Tanja Fajon informon Tetovasot
Në panel u diskutua rreth problemit të fuqizimit të grave në vendimmarrje si dhe përfaqësimit të drejtë të tyre, përmes avancimit të Agjendës së Grave për Paqë dhe Siguri në Ballkanin Perëndimor.
” Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001, ishte pika kthyese dhe vendimtare në integrimin dhe avancimin ë gruas në proceset kyçe të vendimmarrjes” deklaroi Teuta Arifi.
Pjesëmarrja e grave është jetike për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme si në botë ashtu edhe në rajon. Edhe pse gratë kanë udhëhequr lëvizjet e paqes dhe kanë nxitur rimëkëmbjen e komunitetit pas konfliktit, ato pothuajse mungojnë plotësisht në negociatat e paqes dhe rindërtimit. Ky përjashtim kufizon mundësinë e tyre për të rimarrë veten, për të fituar drejtësi për abuzimet e të drejtave të njeriut, si dhe për të marrë pjesë në formësimin e ligjeve dhe institucioneve publike të reformuara.Tetovasot

























