
Teuta Arifi ka postuar në rrjetin Facebook një postim në profilin e saj ku bën të ditur që komuna e Tetovës bashkë me Këshillin Rinor Lokal kanë arritur ta rindërtojnë të ashtuquajturën Radio Tetova e vjetër me një investim prej 4.1 milion denarësh, transmeton Top24.
Postimi i plotë:
“Qendra Rinore e hapësirës socio-kulturore dhe Këshillit Rinor lokal në Tetovë ✅
Përmes projektit forume në bashkësi të përkrahur nga UNDP, komuna e Tetovës dhe Këshilli Rinor Lokal arritëm që me një investim prej 4.1 milion denarë të rindërtojmë plotësisht këtë hapësirë në të cilën dikur ishte Radio Tetova e vjetër !
Një hapësirë ku të rinjtë mund të zhvillojnë afinitetet e tyre kreative në muzikë, pikturë dhe art! Tetova ka qenë gjithmonë një qytet i gjallë dhe me një rini aktive, kurse ne do të punojmë gjithnjë që të kemi një rini të shëndoshë dhe produktive.
#EdheMëShumëPërTetovënTonë ?
#ZgjidhJetëVotoBlertë ?” – shkruan Teuta Arifi. TOP24



