
Ndërmarrja publike parkingu i qytetit të Tetovës ka vendosur shenjat për një zonë të re të parkimit në Bllok 77 i cili gjendet përballë rrethrotullimit në afërsi të ish restorantit i njohur me emrin Mema, shkruan TOP24.
Ndryshe ky parking më herët ka qenë parking me karakter të mbyllur kur komuna administrohej nga ish kryetari i komunës Sadi Bexheti që më pas u kthye në parking të hapur pa pagesë.






