LajmeMaqedoniTopLajm

Tetovë: NJTKZ shëndrohet në Brigadë Zjarrfikëse dhe do të disperzohet në tre pika tjera në pollog

Hapësira e madhe që mbulojnë zjarrfikësit e Tetovës në të gjithë territorin e Pollogut është shumë problematike për të intervenuar në kohë. Këtë më së miri e dëshmon edhe komandanti i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Avni Ameti, i cili thotë se pavarësisht ndërgjegjësimit të shoferëve, përsëri është problem që të arrihet në kohë dhe se çdo sekondë është e vlefshme kur diku ka zjarr aktiv.

“Popullata është ndërgjegjësuar në kohët e fundit për arsye se puna jonë që e bëjmë është shumë serioze dhe besoni se nëse ne vonohemi 1 minutë do të thotë se të mirat materiale dhe jetë njerëzish mund të rrezikohen”, tha Ameti.

Andaj, komuna e Tetovës në bashkëpunim me komunat tjera rurale dhe me zjarrfikësit e Tetovës, kanë arritur marrëveshje për disperzim të zjarrfikësve në komunat rurale që gravitojnë në rajonin e Pollogut. Kësisoji, tre pika të reja të zjarrfikësve do të hapen edhe atë një në komunë të Zhelinës, një pikë të përbashkët do të kenë komuna e Tearcës dhe Jegunocit si dhe një pikë të përbashkët do të ketë komuna e Bogovinës dhe Bervenicës. Kjo me qëllim që intervenimi në rast të zjarreve të jetë sa më i shpejtë. Në Zhelinë qendra e zjarrfikësve të disperzuara do të vendoset tek objekti i shkollës së vjetër në fshatin Grupçin, ku do të ndërtohet edhe një objekt shoqërues ku do të vendosen automjetet e zjarrfikësve, thotë kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

“Është një akt shumë i rëndësishëm dhe për herë të parë ndodhë që në Komuën e Zhelinës të kemi njësi të zjarrfikësve e cila do të jetë e locuar në fshatin Grupçin për pjesën e fshatrave të Dërvenit për shkak se këtu është edhe largësia më e madhe nga Tetova kurse pjesa tjetër e komunës do të mbulohet edhe nga kjo njësi por edhe nga Tetova. Për këtë ne kemi arritur edhe një marrëveshje me komunën e Tetovës dhe kjo për herë të parë ndodhë në komunën e Zhelinës dhe besoj se edhe qytetarët do ta mirëpresin këtë hap shumë të rëndësishëm. Me këtë përfundimisht në komunë të Zhelinës do të kemi një stacion të zjarrfikësve që është kërkuar dhe menduar shumë më herët”, tha Sejdiu.

Ndërsa, komandanti Avni Ameti thotë se fshatrat e komunës së Zhelinës, sidomos ata malore janë shumë larg nga Tetova dhe se krijimi i një punkti të ri në Zhelinë është shumë domethënëse për rritjen e sigurisë së banorëve të kësaj zone. “Dihet që kjo komunë përfshin rrugën kryesore që lidh Tetovën me Shkupit kështu që na ndodhin aksidente rrugore për të cilat do të jemi sa më afër aksidenteve dhe gjithashtu fshatrave që gravitojnë në këtë komunë. E përgëzoj për bashkëpunimin kryetarin e zhelinës dhe e falënderojnë për këtë mundësi”, shprehet Ameti.

Pikë të re disperzimi të zjarrfikësve do të ketë edhe në komunën e Tearcës. Kryetari Nuhi Neziri tha se komuna e Tearcës është shumë e shpërndarë dhe se të pasurit afër zjarrfikësit është një lehtësim për banorët e komunës të cilën ai e udhëheq.

“Që nga ardhja jonë në fillim të mandatit ne në bashkëpunim me NJTKZ me komandantin Ameti kemi qenë në një koordinim të ngushtë për çdo gjendje emergjente që është paraqitur jo vetëm në zonën tonë por gjithandej për të dal në krye të punës dhe detyrave që na paraqiten por edhe kërkesave të qytetarëve. Ashtu edhe në një takim që patëm jo për të mbuluar vetëm këtë pjesë për të cilën njësiti i zjarrfikësve ka kompetenca të plota por duke parë edhe kërkesa tjera imediate të cilat na paraqiten ashtu siç është frekuenca e madhe e komunikacionit, ndeshjet apo edhe rastet tjera emergjente të fatkeqësive të ndryshme natyrore. Pra kjo ka të bëjë me kompleks të kërkesave dhe ato që duan qytetarët më afër ta kenë, andaj kjo iniciativë është për ta përshëndetur për të cilën ne kërkojmë të përkrahet edhe nga komunat tjera që gravitojnë në qendrën e zjarrfikësve. Për këtë besojmë se në një kohë sa më të shkurtër të realizohen dhe të vihen në shërbim të qytetarëve”, tha Nuhi Neziri, kryetar i komunës së Tearcës.

Ndërkaq, komandanti i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Avni Ameti thotë se fshatrat e komunës së Tearcës, e sidomos ata që janë afër kufirit me Kosovën janë shumë larg nga Tetova dhe se intervenimi atje merr shumë kohë, duke rritur kështu rrezikun e përhapjes së flakëve në raste të rënies së zjarrit. Përndryshe, për hapjen e këtyre 3 punkteve të reja do të duhen rreth 60 punësime të reja, nga 30 në secilën komunë, ndërsa pajisjet që do të disperzohen veç më janë në dispozicion të zjarrfikësve të Tetovës.(koha.mk)

Related Articles

Back to top button
Close
Close