LajmeMaqedoniTopLajm

Tetovë: Ndërpritet mësimi në shkollën fillore “ISTIKBALL” nuk kanë nxemje

Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “ISTIKBALL” në Tetovë sot janë përballur me një situatë të pakëndëshme pasi fëmitë e tyre nuk u pranuan në shkollë sepse nuk kanë nxemje kështu që procesi edukativo arsimor është ndërprerë, shkruan Top24

Portali Top24 ka kontaktuar me përfaqësues të sektorit të Arsimit në komunën e Tetovës të cilët e kanë konfirmuar lajmin se për shkak të mungesës së derivateve të naftës nuk ka nxemje.

“Po është e vërtetë që nuk do të mbahet mësim, pasi kompania që ka fituar tenderin ende nuk e ka sjellur naftën e nevojshme me arsyetimin se kanë probleme me doganën. I kemi kontaktuar dhe presim që deri në ora 14 të bëhet furnizimi me djegësit e nevojshëm, pra nuk ka të bëj me pagesë as me borxhe të akumuluara por thjeshtë kompania nuk arinë ti furnizoj të gjitha shkollat” thanë për Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close