
Sot komuna e Tetovës shënon ditën e komunës së Tetovës, 3 Marsin duke organizuar një seancë solemne në Hotel Merkur në Tetovë. Me rastin e ditë së Komunës së Tetovës, grupi i këshilltarëve të BDI-së ka ndarë propozuar këshillit dy emra të cilët kanë dhënë kontribut të pashoq për mbrojtjen, afirmimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Tetovë dhe në Maqedoninë e Veriut edhe atë Ismail Memeti – dëshmor i kombit dhe Abdulselam Emini – dëshmor i Universitetit, shkruan Top24
“Në këtë ditë ne nderojmë me mirënjohje figura të veçanta që kanë dhënë kontribut për shoqërinë tetovare. Pasi që 3 Marsi ishte ditë e diel, udhëheqësit komunale vendosi që këtë manifestim ta organizojë sot me 4 Mars. Manifestimi mbahet në “Hotel Mercure” në Tetovë. Ne si grup i Këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim i propozuam dy emra të cilët kanë dhënë kontribut të pashoq për mbrojtjen, afirmimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Tetovë dhe në Maqedoninë e Veriut: Ismail Memeti – dëshmor i kombit. Abdulselam Emini – dëshmor i Universitetit. Përjetësisht krenar me ta dhe familjet e tyre që sakrifikuan më të shtrenjtit e tyre për çështjen tonë madhore. Frytet e sakrificës së tyre ne i përjetojmë sot dhe si asnjëherë më parë ndjejmë nevojën që figura e tyre së paku të shënohet me mirënjohje nga institucioni i Komunës së Tetovës. Me respekt deri në përulje për veprën dhe sakrificën e tyre, Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Tetovës.” shkruan këshilltari Liridon Disha.



