BotaLajme

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Karaibet, alarm për cunami

Një tërmet me magnitudë 7.6 ka goditur Detin Karaibe në jug të ishujve Kajman, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Alarmi për cunami u dha dhe autoritetet u kërkuan banorëve pranë vijës bregdetare të largoheshin.

Bëhet e ditur se tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.

Ndërsa qeveria e ishujve Kajman më vonë publikoi të gjitha informatat e qarta në faqen e saj në Facebook.

Rënia e alarmit bëri që njerëzit të largoheshin nga zonat bregdetare dhe shkaktoi trafik të rënduar, sipas mediave lokale.

Ndryshe, nuk ka raporte të menjëhershme për dëme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close