LajmeMaqedoniTopLajm

Tërhiqet nga rendi i ditës propozimi për emërtimin e rrugëve në Tetovë! Këshilltarët e BDI-së nuk u kthyen në seancë

Propozimi për emërtimin e 67 rrugëve në Tetovë është tërhequr nga rendi i ditës në seancën e Këshillit Komunal. Vendimi u miratua me 20 vota “për”, pa asnjë votë “kundër” dhe pa asnjë të përmbajtur.

Në vazhdimin e seancës u rikthye vetëm koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së, Berat Murati, pasi më herët ai dhe këshilltarët e tjerë të kësaj partie e kishin braktisur seancën.

Pas një debati të gjatë, këshilltarët vendosën që çështja t’i rikthehet për shqyrtim Komisionit për emërtimin e rrugëve. Ky komision ka nisur punën vite më parë dhe, sipas të dhënave të prezantuara në seancë, deri më tani janë mbajtur edhe dy debate publike lidhur me këtë proces.

Related Articles

Back to top button
Close
Close