
Prokuroria themelore publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave, shtetas të Belgjikës të cilët në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit tentuan të kalojnë mallin pa doganim me gjithsej 209 copë ari në vlerë prej 479.555 euro. Personat e hetuar ishin nisur nga Vijena me destinacion Shkupin.
Të dyshuarit, siç theksohet në kumtesën e Prokurorisë, pasi kanë kaluar kontrollin e pasaportave në Aeroportin e Shkupit, kanë kaluar në kanalin e gjelbër, ku kalojnë pasagjerët të cilët nuk kanë mall për të deklaruar, ndërsa i dyshuari i dytë gjatë përzgjedhjes nga doganieri është udhëzuar që në skaner ta kontrollojë bagazhin personal, ku është vërejtur se dy valixjet janë të mbushura me kuti të zbrazëta për stoli dhe sende tjera të pa deklaruara. Ai ka sqaruar është duke udhëtuar me gruan e tij, e cila është e dyshuara e parë dhe se ajo ka kaluar kontrollin e pasaportës. Pak më vonë e dyshuara është kthyer dhe gjatë kontrollit plotësues doganor në bagazhin e saj personal – çantën e shpinës që mbante me vete – janë gjetur malli i padeklaruar – stoli ari, të cilat janë konfiskuar.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për dy shtetasit e huaj të dyshuar për kontrabandë me mallra me vlerë në përmasa të mëdha



