BotaLajme

Tensionet në kulm, zbulohet urimi i Erdogan për Greqinë për 200 vjetorin e revolucionit

Krerët e shumë shteteve nga e gjithë bota i dërguan mesazhe urime Presidentes së Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou me rastin e 200 vjetorit të Revolucionit Grek të 1821.

Midis tyre ishte Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në mesazhin e tij thuhet, ndër të tjera: “Unë u shpreh urimet e mia më të mira për prosperitetin dhe lumturinë e shkëlqesisë suaj dhe të popullit grek”

Letra vijon më tej “Unë uroj që marrëdhëniet midis vendeve tona të zhvillohen në çdo fushë përmes dialogut dhe bashkëpunimit”.

Mes dy vendeve tensionet janë të forta për shkak të çështjes së kufirit detar.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close