RajonTopLajm

Bilanci me Covid-19 sot në Shqipëri

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 të vdekur dhe 425 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 123.641, prej të cilëve 2.204 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88.899 dhe raste aktive aktualisht janë 32.538.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.070 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej548.314 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë, që nga fillimi i vaksinimit në janar janë kryer 64.075 vaksina për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close