
Sali, bëri të ditur se ka komunikuar me ministrin e Drejtësisë, por se nga ana e tij nuk ka pasur mirëkuptim. Ai theksoi se kërkesa e studentëve ka bazë kushtetuese dhe se refuzimi nuk lidhet me mungesë argumentesh ligjore, por me mungesë vullneti.
“Unë kam pasur një komunikim me ministrin; për fat të keq nuk ka pasur mirëkuptim”, deklaroi Sali.
Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar takim teta a tetë, por Sali thotë se kjo nuk është çështje politike por juridike dhe nuk kërkon negociata apo diskutime të gjata.
“Ato lloj takimesh mbahen në momente kur duhet të merren vendime politike. Kjo nuk është çështje politike, por juridike; diçka që është e shkruar dhe garantuar është proces i kryer. Nuk ka nevojë të trajtoj një temë dhe të kalojmë orë të tëra duke u bindur se Kushtetuta e thotë këtë, por do të shohim. 27-37 Pres Ministrinë të reflektojë; nëse nuk reflekton, do ta trajtojmë edhe ashtu. Do të organizojmë një takim për ta bindur që si ministër i Drejtësisë fillimisht duhet të respektojë Kushtetutën, dhe pastaj do të kërkojmë nga qytetarët ta respektojnë atë”, deklaroi Sali.
Përgjigja më e prerë dhe më e qartë ndaj ministrit të Drejtësisë sipas zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali do të jetë nga Avokati i Popullit.



